Saturday, April 01, 2006

Me shume per matecin

( Mateçi - Banori mateças/i/e/it/et.
Emri i këtij fshati do të jetë formuar nga antroponimi mesjetar shqiptar Mat/i dhe formanti –eç.
Në traditën e emrave vetjakë të shqiptarëve është ruajtur edhe antroponimi Mat sikurse antroponimet tjera mesjetare.
Emri i këtij toponimi mund të lidhet edhe me emrin e Matit krahinë dhe lum në Shqipërinë e Mesme. Me prejardhjen e fjalës Mat është marrë në veçanti prof. E. Çabej, që në mënyrë etimologjike e afron me irl. Math që d.m.th. rërë ; buzë lumi ; breg deti.
Për përhapjen e këtij antroponimi në hapësirën gjeografike shqiptare e dëshmojnë përdorimet e patronimeve shqiptare, si Matrajt (emër lagjeje në Vaksincë), Matrijt (lagje në Strimë), Matet (emër familjeje në Vrapçisht të Gostivarit), Matjanet ( emër familjar në Sullaren e Poshtme të Dervenit), pastaj Matakas, Matese, Matagush, Matrangë etj.
Mateçi shtrihet në rrëzat e Karadakut, në luginën e lumit Vuksan.
Është fshat me numër të madh të banorëve në këtë rajon, me 3350 banorë (1994), ku strukturën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët dhe sërbët.
Xhamia në këtë fshat për herë të parë është ndërtuar para 300 viteve, kurse të dhënat arkivore historike për xhaminë e këtij fshati datojnë nga viti 1882. Në vendin e kësaj xhamie, në vitin 1999 është ndërtuar nga themeli xhamia tjetër që quhet "Xhamia e re"
Serbët në Mateç llogariten si kolonizatorë (ardhacakë) që nga viti 1918, dukuri e cila ishte evidente në tërë territorin e Maqedonisë, e posaçërisht në rajonin e Kumanovës.

0 Comments:

Post a Comment

<< Home